Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se do të ketë fushatë globale, me “presion maksimal” mbi Phenianin.

 

“E kam bërë të qartë se nuk do të lejojmë që kjo diktaturë e shëmtuar ta mbajë botën peng të shantazhit bërthamor”, tha Trump në një deklaratë televizive, pas kthimit nga turneu 12-ditor në Azi.

 

Trump shtoi  se lideri i Kinës, Xi Jinping, është zotuar se do të përdorë presionin ekonomik mbi Phenianin për të arritur denuklearizimin e Veriut.

 

Një diplomat i lartë kinez do të udhëtojë të premten në Korenë e Veriut si një “i dërguar i posaçëm” i presidentit kinez Xi Jinping mes presionit në rritje ndaj Phenianit për të kufizuar programin e tij bërthamor dhe raketor.

 

Pheniani, muajt e fundit, ka testuar disa raketa balistike ndërkontinentale dhe ka kryer provën e gjashtë bërthamore.

 

Trump tha se Uashingtoni e ka bërë të qartë se të gjitha opsionet kundër Veriut “mbeten në tavolinë” dhe e shpalli turneun e tij 12 ditor në Azi, si një sukses të jashtëzakonshëm, duke deklaruar se Amerika është kthyer në rolin e liderit global.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *