Dy muaj e gjysmë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, kandidati republikan Donald Trump, merr një tjerër goditje. Shefi i fushatës së biznesmenit të njohur Pol Manfort ka dhënë dorëheqjen. Strategu politik 67-vjeçar është akuzuar së fundmi për konflikt interesi me fraksione ruse dhe lidhjet e tij me presidentin ukrainas Viktor Janukoviç. Më herët, ish-shefi i CIA-s i bëri thirrje amerikanëve të mos votojnë Trump, pasi ai punon për interesa të Rusisë dhe do të cenonte rëndë sigurinë kombëtare. Kjo dorëheqje përkon dhe me ndryshimin e strategjisë zgjedhore te Trump. Ai pranoi se ka bere gabime dhe për këtë ndjen edhe keqardhje.


“Shpesh ne mes te debatit kur flet per çështje te ndryshme, nuk zgjedh fjalet e duhura, ose thua gjera te gabuara. Une e kam bere kete dhe jam penduar, veçanërisht kur kjo ka sjelle edhe dhimbje. Por dua t’u premtoj, se gjithnje do te them vetem te vërteten”.
Fjalimin ne Karolinen e Veriut, Trump e shfrytëzoi edhe per te kërkuar votat e afro-amerikaneve, te cilëve u ka premtuar luftimin e varfërisë dhe hapjen e vendeve te reja te punes. Por kundërshtarja e tij Clinton, ka reaguar duke thene se nuk behet fjale për falje, pasi Trump e nisi fushatën duke fyer njerëzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *