Ndërsa afron 20 janari, dita e betimit dhe marrjes zyrtare te detyrës per Donald Trump, presidenti i ardhshëm i SHBA-ve ka nisur te kompletoje skuadrën e tij drejtuese. Dy nga bashkëpunëtoret dhe ndihmësit me te afërt te fushatës, do te kene poste kyçe ne administratën e re.
Reince Priebus, kreu i Komitetit Kombëtar Republikan, do të jetë shefi i tij i stafit, ndërsa Stephen Bannon, ish-drejtues i rrjetit të lajmeve Breitbart, që lobon kundër Uashingtonit, u zgjodh si kryestrateg i Shtëpisë së Bardhë dhe këshilltar i lartë. Në një deklaratë të publikuar nga stafi i tij, republikani i vlerësoi zgjedhjet e tij si tepër të kualifikuar dhe tha se do të punonte me ta për t’i kthyer madhështinë Amerikës. Ndërkohë, në intervistën e pare televizive pas fitores, republikani konfirmoi se do të ndërtonte murin ndarës në kufirin me Meksikën dhe se do te depërtonte deri ne 3 milionë emigrantë të paligjshëm me të dhëna kriminale. Ai njoftoi gjithashtu se nga 400 mije dollarë qe i takon nga rroga e tij vjetore si president, do te marre vetëm shumen simbolike te 1 dollarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *