Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi publikisht Theresa May-n duke i thënë asaj të fokusohej tek terrorizmi, pasi liderja britanike e kritikoi për ripostimin e videove anti-muslimane të së djathtës ekstreme.

 

“Mos u fokuso tek unë, por tek lufta shkatërruese e terrorizmit radikal islamik që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar’-komentoi Trump në twitter.

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka ripostuar tre videot provokuese të një grupi britanik ekstremist, të njohur për qëndrimet e tij kundër emigrantëve muslimanë. Postimi i parë është ai i bërë më herët nga Jayda Fransen, nënkryetare e fraksionit “Britania e Para”, që tregon një emigrant mysliman, duke sulmuar një burrë me paterica.

 

Kjo video është pasuar nga dy të tjera, sërish me njerëz, që sipas zonjës Fransen, janë muslimanë. Duke iu përgjigjur veprimit të zotit Trump, kryeministrja britanike Theresa May përmes zëdhënësit të saj deklaroi se, “është e gabuar për një president të bëjë gjëra të tilla”.

 

Disa politikanë kryesorë të Britanisë së Madhe e kanë kritikuar presidentin për shpërndarjen e postimeve , duke thënë se Trump kishte “zgjedhur të përforcojë zërin e ekstremistëve të djathtë” dhe se kjo ishte thellësisht shqetësuese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *