Trump përplaset me Clinton

Gara per Shtëpinë e Bardhe po ashpërsohet dhe dy prej rivaleve kryesore, Donald Trump dhe Hillary Clinton kane replikuar ne distance. E para qe sulmoi ishte ish-sekretarja e shtetit, qe deklaroi gjate nje takimi elektoral se zgjedhja e Trump president do te ishte nje gabim historik.
Hillary Clinton: Idetë e Trump nuk janë thjesht te ndryshme, ato janë rrezikshmerisht jokoherente. Ato nuk jane as ide, por një seri gënjeshtrash. Ai nuk duhet te lihet pranë kodeve bërthamore, pasi mund te nise nje lufte nëse dikush do ta zemëroje.
Por nuk vonoi kundërpërgjigja e multimiliarderit nga nje tjetër takim elektoral ne Kaliforni, ku iu referua përdorimit prej saj te serverit privat te emailit kur ishte sekretare e shtetit.
Donald Trump: Zonja Clinton nuk është me e besueshme. Ka pasur shume dështime. Ajo duhet te shkoje ne burg. Fjalimi i saj nuk mund te quhet as politik, pasi nuk kishte te bënte aspak me politiken e jashtme.
Por siç ka ndodhur javët e fundit jashtë sallës ku mbahej takimi, mbështetës dhe kundërshtare te Trump jane përplasur mes tyre. Disa persona u qëlluan me veze dhe u desh ndërhyrja e policisë. Ndërsa ne kampin demokrat Clinton e Sanders nuk kane siguruar ende delegatet e nevojshëm, Trump pret kandidimin zyrtar ne konventën e korrikut. Ai ndihet me i forte pasi mori edhe mbështetjen e kreut te Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, qe me pare i kishte dale kundër.




