Grupet mediatike kane reaguar ashpër pasi disa prej tyre, përfshire CNN dhe BBC, jane ndaluar te hyjnë ne raportimin e sekretarit per shtypin ne Shtëpinë e Bardhe, Sean Spicer. “Nju Jork Times”, edhe ajo e përjashtuar, e quajti veprimin “nje fyerje te rende te idealeve demokratike”. Masa ekstreme e administratës se presidentit Trump erdhi vetëm pak ore, pasi kreu i Shtëpisë se Bardhe i sulmoi edhe njehere ashpër mediat, duke i akuzuar per “fake news”, lajme te rreme dhe duke i cilësuar armike te njerëzve. BBC i ka kërkuar zyrtarisht Shtëpisë se Bardhe te sqaroje përjashtimin e saj. CNN është deklaruar i shokuar nga ky veprim, por përsëri ka deklaruar se do te vijoje raportimet te mire te informimit te publikut. Mes mediave te përjashtuara përveç CNN, BBC e Nju Jork Times, jane edhe the Guardian, the Los Angeles Times, Buzzfeed, the Daily Mail dhe Politico. Te lejuarat per te marre pjese ne raportimin e zedhenesit te Shtëpisë se Bardhe janë ABC, Fox News, Breitbart News, Reuters dhe Washington Times. Shoqatat e mediave kane reaguar ashpër, duke kërkuar lejimin e gazetareve per te ushtruar profesionin e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *