Trump përfshihet në një tjetër skandal

Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk i ka shpëtuar skandalit të radhës pasi akuzohet se i ka bërë presion Ukrainës që të nisë hetimet mbi Joe Biden dhe djalin e tij duke synuar kështu dëmtimin e imazhit të kandidatit kryesor për president nga demokratët, në zgjedhjet e vitit 2020.
Demokratët kërkojnë shkarkimin e presidentit, pas telefonatës që Trump ka bërë me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskiy.
Sipas disa burimeve të shërbimeve sekrete Trump ka bërë presion mbi liderin ukrainas në mënyrë që Kievi të fillonte një hetim mbi Joe Biden dhe djalin e tij Hunter, i cili ka qenë anëtar bordi i një shoqërie gazi në Ukrainë.
“Nuk duam që Biden dhe i biri të sjellin korrupsion në Ukrainë”, mendohet t’ i ketë thënë Trump presidentit Zelenskiy, sipas komisionit hetimor të shërbimeve sekrete.
Presidenti amerikan i ka cilësuar akuzat si “absolutisht të parëndësishme dhe jo serioze”
DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA
“Pata një telefonatë me presidentin e Ukrainës. Të gjithë e dinë këtë. Është thjesht një gjueti shtrigash e demokratëve. Pra, ja ku po fillojnë përsëri. Dështuan me Rusinë, dështuan me recesionin, dështuan me gjithçka”. Është shumë me rëndësi të flasim për korrupsionin. Nëse nuk flasim për korrupsionin, atëherë përse t’i japim para një vendi që mendojmë se është i korruptuar.”
76-vjeçari Biden e akuzoi presidentin se po përpiqej të njolloste fushatën e tij, pasi e dinte se do ta mundte lehtësisht në zgjedhje. Biden kërkoI nisjen e hetimeve.Kandidati për Shtëpinë e Bardhë i mohoI pretendimet se ai apo djali, kanë vepruar në mënyrë të papërshtatshme në raportet e biznesit me Ukrainën, gjatë kohës kur ishte zëvendëspresident.




