E martë, 22 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Trump, i papërshtatshëm për president”

Ish-drejtori i FBI, James Comey, është shprehur se Donad Trump nuk është i përshtatshëm për të qenë president i SHBA-se.

 

 “Nuk mendoj se Trump është i papërshtatshëm për të qenë president nga ana shëndetësore, por mendoj se ai nuk është moralisht I përshtatshëm. Presidenti ynë duhet të mishërojë respektin, t’i përmbahet vlerave që janë në thelb të këtij vendi, dhe më e rëndësishmja, t’I përmbahet të vërtetës. Ky president nuk është në gjendje ta bëjë këtë.

 

Reklamë

Comey i tha këto fjalë gjatë intervistës së tij të parë për media, pas shkarkimit nga kreu i Shtëpisë së Bardhë vitin e kaluar. Ai akuzoi presidentin Trump se gënjen në mënyrë të vazhdueshme, e madje mund të jetë bërë pengesë për drejtësinë.

 

Por vetëm pak orë para transmetimit të intervistës, Trump vazhdoi akuzat ndaj Comey duke thënë se gjithçka që ai flet, e bën me qëllim që të shesë sa më shumë libra.

 

Libri i Comey, i titulluar “Një Besnikëri më e Lartë” që pritet të dalë të treg së shpejti, kritikon ashpër presidentit Trump, si dhe lidhjet e tij me Rusinë.

 

Ndërsa pas transmetimit të intervistës, partia e Trump reagoi duke thënë se publiciteti i Comey për librin e tij të ri tregoi se “besnikëria e tij më e lartë është për veten e tij”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë