Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë një takimi me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu ka thënë se palestinezët nuk kanë treguar respekt ndaj shteteve te bashkuara.

 

Shefi i shtëpisë se bardhe paralajmëroi se do të bllokojë qindra miliona dollarë ndihma, derisa ata të bien dakord për bisedimet e paqes të ndërmjetësuar nga Uashingtonit.

 

“Ata nuk na respektuan një javë më parë, duke mos lejuar që nënpresidenti Mike Pence t’i takonte. Ne u japim atyre qindra miliona. Këto para nuk do t’u jepen, nëse nuk ulen për të negociuar për paqen”.

 

Trump mbërriti në Davos. Ai zhvilloi një takim edhe me kryeministren britanike Theresa May, ndërsa nesër ai pritet të mbajë fjalimin e shumëpritur para liderëve botërorë pjesëmarrës në Forumin e Ekonomisë. Sipas mediave presidenti do të flasë mbi planin e tij “Amerika e para”, e cila synon  ristrukturimin e marrëveshjeve tregtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *