Presidenti i Shteteve te Bashkuara Donald Trump ka sulmuar ashpër emigrantët dhe sidomos vendet e tyre. Shefi i Shtëpisë se Bardhe ka përdorur fjalë banale gjatë një takimi me ligjvënës nga të dyja partitë që kishin shkuar në zyrën ovale për të propozuar një marrëveshje dypalëshe mbi emigracionin.

 

“Pse lejojmë që njerëz nga këto vende të ndyra të vijnë këtu”, deklaroi Trump para ligjvënësve në zyrën e tij.

 

Sipas mediave amerikane komenti i Trump ishte për njerëzit nga Haiti, El Salvador dhe vendet afrikane.

 

Shtëpia e Bardhë nuk e mohoi komentin i cili u pasua me kritika të menjëhershme.

 

Ndërkohe presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar një vizitë të planifikuar për muajin shkurt për në Britaninë e Madhe, ku ai pritej te merrte pjese ne inaugurimin e ndërtesës se re te Ambasadës Amerikane.

 

Në një postim në Twitter, Presidenti tha se ai nuk ishte ndonjë “adhurues i madh” i ambasadës, e cila po zhvendosej në Londrën jugore, duke thënë se kjo kishte qenë “një ide e keqe” dhe se Trualli i mëparshëm në Grosvenor Square ishte shitur për “kikirikë”.

 

Anulimi nuk përfshin vizitën e plotë shtetërore pas ftesës se bere nga Theresa May, për të cilin ende nuk është caktuar ndonjë datë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *