E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Obama themeloi ISIS

Kandidati republikan Donald Trump ka tejkaluar çdo parashikim. Këtë radhe ai ka akuzuar presidentin Barak Obama si themelues të organizatës radikale islamike, ISIS. Këto komente, Trump i ka bërë gjatë një tubimi elektoral në Florida. Biznesmeni i njohur, nuk ka lënë pa përmendur edhe rivalen e tij Klinton, ndërsa e ka akuzuar atë se ka frike te përmende ISIS, për shkak te shefit te saj Obama.

“Presidenti Obama është themeluesi i Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut. Presidenti refuzon të përdorë termin terrorizmi radikal-islamik. Edhe kandidatja Klinton, nuk e thotë këtë sepse ka frike dhe nuk do të ofendojë presidentit. Por ajo që është e rëndësishme është se ne kemi një problem shumë të madh me terrorizmin radikal islamik dhe ai duhet luftuar”.

Nga ana e saj, Klinton ka akuzuar republikanin Trump se ai vazhdimisht ka nxitur dhune te të gjitha fjalimet publike te tij.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë