Subscribe

Kandidati republikan për president Donald Trump i është përgjigjur kreut të Shtëpisë së Bardhë Barak Obama, duke e përshkruar presidencën e tij një katastrofë. Duke folur për talk show-n “The orelli factor” në Fox News, Trump deklaroi se Obama mund të radhitet si presidenti më i dobët në historinë e vendit.

‘Unë mendoj se ka qenë një katastrofë. Obama është treguar i dobët dhe jo efektiv. Besoj dhe kam bindjen se kam më shumë informacion për politikë të jashtme se ai. Shikoni Ukrainën. Ai flet sesa i ashpër është me Rusinë, por në të njëjtën kohë është ankesuar Krimea.”

Ky qëndrim pason deklaratën e Obamës një ditë më parë, i cili tha se miliarderi nuk e ka staturën dhe formimin e duhur për të qenë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky duket se nuk është vetëm një qëndrim i Obamës: një nga donatorët republikan Meg Whitmen ka thënë se do të mbështes rivalen Klinton, pasi Trump është një demagog i paqëndrueshëm që po dëmton vlerat kombëtare. Një dite me pare edhe senatori Xhon Mekein e kritikoi Trump për qëndrimin e tij në raport me ushtarët e rënë në luftë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *