Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nominuar gjeneralin e Forcave Ajrore të SHBA-së, që të shërbejë në postin e Komandantit Suprem të Forcave Aleate dhe Komandës së SHBA-së në Evropë.

 

Nominimi i gjeneralit Tod D. Wolters u bë nga ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, i cili tha se aleanca e NATO-s është pajtuar me këtë vendim.

 

Wolters nëse do të konfirmohet nga Senati, do të zëvendësojë gjeneralin, Curtis Scaparrotti.

 

Ndërkohë pritet që ai do të marrë pozitën e re në NATO, në kohën kur aleanca po përgatitet që të zhbëjë Traktatin për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme – një pakt ky ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë për çarmatim, që ka mbrojtur Evropën në tre dekadat e fundit.

 

Nëse zgjidhet në këtë post, Wolters do të udhëheqë të gjitha forcat e SHBA-së në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *