E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump njofton vdekjen e Ayatollah Khameneit: Do të vazhdojmë bombardimet deri në arritjen e paqes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar përmes platformës së tij “Truth Social” se lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, është vrarë.

Në një postim të gjatë dhe me tone të ashpra, Trump e cilësoi Khamenein si “një nga njerëzit më të këqij në histori”, duke shtuar se vdekja e tij përfaqëson “drejtësi jo vetëm për popullin iranian, por për të gjithë amerikanët dhe qytetarët e vendeve të tjera që janë vrarë ose gjymtuar nga ai dhe grupi i tij”.

Reklamë

Trump deklaroi se operacioni është realizuar falë “sistemeve shumë të sofistikuara të inteligjencës dhe gjurmimit”, në bashkëpunim të ngushtë me Izraelin, duke theksuar se as Khamenei dhe as liderë të tjerë iranianë “nuk mundën të shmangnin” ndërhyrjen.

Sipas tij, kjo situatë përbën “mundësinë më të madhe për popullin iranian që të rimarrë vendin e tij”, ndërsa pretendoi se pjesëtarë të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), ushtrisë dhe forcave të sigurisë po kërkojnë imunitet dhe nuk duan më të luftojnë.

Trump paralajmëroi se bombardimet “e rënda dhe precize” do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, ose për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të arritur objektivin që ai e përkufizoi si “paqen në Lindjen e Mesme dhe në botë”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë