Subscribe

Presidenti i Shteteve të bashkuara Të Amerikës Donald Trum nis negociatat me demokratet për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë. Ai do t’i drejtohet kombit nga shtëpia e bardhë këtë të shtunë, nga ku do te beje një propozim të tretë për financimin e ndërtimit të murit me Meksikën.

 

Megjithatë sipas mediave amerikane, Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga plani i tij ndërsa demokratët bëjnë thirrje për zhbllokimin e qeverisë.

 

Mbyllja e qeverisë ka hyre në ditën e 29 ndërsa ende nuk dihet se çfarë përmban propozimi i trete i Donald Trump për demokratet.

 

Presidenti anuloi udhëtimin e kryetares së dhomës së përfaqësuesve Nancy Pelosi jashtë vendit në mënyrë që të angazhohej për t’i dhënë fund kaosit të shkaktuar nga mbyllja e qeverisë.

 

Donald Trump ka kërkuar më shumë se 5 miliardë dollarë të taksapaguesve për financimin e murit, ndërsa demokratët kanë ofruar 1.3 miliardë për sigurinë e kufirit, por jo për ndërtimin e një muri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *