Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ngrirë planin e Barak Obamës për pranimin e tranvestitëve në ushtri.

 

Ministri Amerikan i Mbrojtjes James Mattis, ka shtyrë për një periudhë gjashtë mujore planin e Obamës. Politika e re, e cila do t’u mundësojë trupave të ndryshojnë gjininë gjatë shërbimit dhe vendosjen e standardeve për kujdesin mjekësor, parashikohet që të hyjë në fuqi më 1 janar 2018-tës. Megjithatë kjo nuk vendos nëse nuk do të ketë një shtyrje tjetër.

 

Zyrtarët e Pentagonit thonë se shërbimet e ndryshme nuk kanë asnjë marrëveshje se kur do t’i  pranojnë rekrutët. Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë thënë se janë të zhgënjyer me vonesën e Trumpit. Sekretari i Mbrojtjes, Xhejms Mattis, ka thënë në një shkresë se i duhet më shumë kohë për të marrë një vendim të tillë, dhe se për këtë nevojiten konsulta konstruktive me zyrtarë të lartë të mbrojtjes.

 

Sipas planit “të braktisur” të hartuar nga ish-sekretari i mbrojtjes Ash Carter gjatë presidencës së Obamës, individët transgjinorë mund të regjistroheshin nëse kanë qëndruar për 18 muaj në gjininë përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *