E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump nënshkruan urdhrin për rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump urdhëroi rivendosjen e sanksioneve të mëdha ekonomike ndaj Iranit, duke pasur për cak blerjen e valutave dhe industritë kyçe.

 

Ky është një vendim që vjen tre muaj pasi ai tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore mes Teheranit dhe fuqive botërore, që ishte arritur më 2015.

 

Reklamë

Trump përsëriti qëndrimin e tij karshi marrëveshjes bërthamore, e cila i mundësonte Teheranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor. Trump, sërish e quajti këtë pakt si “të tmerrshëm”.

 

Presidenti Trump tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja në muajin maj, duke thënë se Irani nuk po i përmbahej “shpirtit” të marrëveshjes, dhe ishte zotuar se do të rivendosen sanksionet ekonomike.

 

Përmes një njoftimi për mediat shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje të gjitha shteteve “që të sigurohen se regjimi iranian do të përballet vetëm me një mundësi: ose të ndryshojë kërcënimet që i bën, sjelljen destabilizuese dhe të ri-integrohet në ekonominë botërore, ose të vazhdojë rrugën drejt izolimit ekonomik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë