Mamaja e ushtarit amerikan, i cili ka humbur jetën në Irak në vitin 2004 i është përgjigjur kandidatit republikan Donald Trump, lidhur me heshtjen e saj gjatë fjalimit të bashkëshortit në Konventën Kombëtare të demokratëve ditën e enjte. Trump deklaroi se ajo nuk ishte lejuar të flasë për shkak të besimit të saj. Por në një artikull për të përditshmen Uashington Post, zonja ka thënë se heshtja e saj fliste më tepër se një mijë fjalë. Ajo e quajti Tuamp një kandidat injorant mbi kulturën islame dhe si një person, i cili nuk e njeh kuptimin e fjalës sakrifice.

“Ngjitja në podiumin e konventës, me një fotografi të djalit tim, pas meje ishte ngjethëse për mua. Nuk mund të kontrolloja veten. Në fakt, cila nene do të mund të bënte një gjë të tillë? Trump ka fëmijë, të cilët padyshim qe i do,  ndaj pyetja ime është: vërtet do të dijë perse nuk fola? Kur vë në pikëpyetje dhimbjen e nënës, duke e lidhur atë me besimin si arsyen se përse unë nuk iu drejtove qytetareve, ky është një sulm poshtërues, që nuk lidhet me politikën, por me mungesën e të qenit human.”

I menjëhershëm ka qene reagimi i zyrës se shtypit te kandidatit republikan, e cila njofton se qëndrimi i Trump mbi zonjën Kan është keqkuptuar. Kapiteni i ushtrisë amerikane Humajun Kan mbeti i vrarë në vitin 2004 në Irak, në moshën 27 vjeçare nga shpërthimi i një makine bombë.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *