Përplasja mes Donald Trump dhe FBI-së po behet gjithnjë e më agresive. Presidenti amerikan në një postim në twitter ka deklaruar se do të kërkojë hetim nga Departamenti i Drejtësisë për ndërhyrjen e Zyrës Federale të Investigimit në fushatën e tij presidenciale të vitit 2016.

 

Trump e bëri të qartë se dëshiron të dijë nëse administrata paraardhëse e ish-presidentit Obama, ka urdhëruar përgjimin. Një ditë më parë ai lëshoi një valë kritikash lidhur me hetimin mbi lidhjet e mundshme të zyrtarëve të fushatës së tij me Rusinë.

 

“Situata po bëhet vërtet qesharake”, shkruante Trump në një nga gjashtë postimet mbi këtë temë në Twitter, duke shtruar pyetjen se kur do të mbyllet hetimi, të cilin e quan “një gjueti shtrigash 20 milionë dollarëshe”.

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se hetimi i prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller “është shmangur nga Rusia dhe po merret tani me pjesën tjetër të botës” dhe lidhjeve të saj me fushatën. Ai akuzoi Prokurorinë e Posaçme se synon që ta zgjasë hetimin deri kur të mbahen zgjedhjet e kongresit në nëntor, ku ai dhe ekipi i tij “mund të dëmtojnë partinë republikane”.

 

Disa herë Trump ka përmendur mundësinë e futjes se agjenteve të FBI-së në fushatën e tij.

 

Në muajin shtator, Departamenti i Drejtësisë ka thënë se nuk të dhëna që mbështetin deklaratat e Trumpit  se Obama ka urdhëruar përgjim gjatë periudhës së fushatës presidenciale më 2016.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *