E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Në prill do të ketë vaksina për të gjithë amerikanët

President Donald Trump arrives to speak at a news conference in the James Brady Press Briefing Room of the White House, Friday, Sept. 18, 2020, in Washington, as Army Gen. Gustave Perna, who is leading Operation Warp Speed, watches. (AP Photo/Alex Brandon)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump premtoi se deri në prill të gjithë amerikanët do të kenë në dispozicion vaksinën. Ai deklaroi se deri në fund të këtij viti, do të jenë gati 100 milionë doza vaksinash.

 

“Ne do të kemi prodhuar të paktën 100 milionë doza vaksinash para fundit të vitit. Ka të ngjarë që të prodhojmë edhe më shumë se aq. Miliona doza do të jenë në dispozicion çdo muaj dhe ne do të presim që të kemi vaksina të mjaftueshme për çdo amerikan deri në prill. Këto vlerësimë unë i bëj bazuar në procesin e prodhimit të vaksinave.”

 

Reklamë

Këshilltari për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, Scott Atlas sqaroi se individët që do të kenë përparësi për vaksinë janë ata në rrezik të lartë nga sëmundja.

 

 

“Deri në prill, çdo amerikan që dëshiron të vaksinohet do të ketë aftësinë për t’u vaksinuar. Sigurishtqë nuk është një vaksinim i detyruar.”

 

Disa ditë më parë, Donald Trump deklaroi se vaksina do të jetë gati deri në nëntor, para zgjedhjeve në SHBA.

Vazhdo të lexosh

Reklamë