Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur emergjencën kombëtare për mbrojtjen e rrjeteve kompjuterike amerikane nga sulmet kibernetike me origjinë të huaj.

Ai firmosi një urdhër ekzekutiv për të mos lejuar kompanitë amerikane të përdorin pajisje të huaja, si telefonë dhe mjetete të tjera të teknlogjiksë, pasi mund të paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

Në këtë urdhër Trump nuk përmend asnjë emër, megjithatë mediat amerikane shkruajnë se në mes të një lufte tregtare me Kinën për shkak të tarifave, Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka synuar të godasë gjigandin kinez të teknlologjisë Huawei.
Qëllimi është I qartë.

Pasi Huawei fitoi betejën ligjore për t’u përjashtuar nga taksat, Trump synon ta mbajë këtë kompani jashtë territorit amerikan me argumentin e sigurisë kombëtare.

Ai i ka bërë presion edhe aleatëve të shmangin Huaëei-n në rrjetet e tyre të ardhshme 5G.

Madje, disa vende kanë ngritur shqetësime muajt e fundit se produktet Huawei mund të përdoren nga Kina për të mbledhur informacuione. Por akuza të tilla komopania i ka mohuar me forcë.

Ndërkohë, departamenti i tregëtisë në SHBA, e shtoi gjigandin teknologjik në listën e kompanive, paisjet e të cilave nuk duhet të blihen pa miratimin e qeverisë amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *