“Trump ndërhyri për Flynn”

Telashet nuk kanë fund për presidentin amerikan Donald Trump. Gazeta “Neë York Times”, e cila iu referua një burimi, raportoi se Trump ka tentuar të ndërpresë hetimet e FBI-së ndaj ish-këshilltarit për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, për lidhjet e tij me Rusinë. Ajo i referohet një personi që ka parë nje memo të shkruar nga ish-shefi i FBI, James Comey, ku Trump i kërkonte ndërprerjen e hetimeve ndaj Flynn.
“Shpresoj se do ta lini këtë çështje për Flynin. Ai është djalë i mirë”, besohet t’i ketë thënë Trump Comeyt. Por Shtëpia e Bardhë ka mohuar që kjo të ketë ndodhur. Sipas saj presidenti nuk i ka kërkuar asnjëherë Comeyt apo dikujt tjetër t’i japë fund ndonjë hetimi, përfshirë atë të gjeneralit Flynn.
Një kongresmen republikan me influencë ka kërkuar që FBI të dorëzojë brenda një jave të gjitha dokumentet që kanë lidhje me këtë çështje. Raportet e Flynn me Rusinë po hetohen nga FBI dhe nga dy komisione te inteligjencës në kongres, si pjesë e një hetimi ë të gjerë mbi ndikimin e Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Këto zhvillime vijnë pas një jave të trazuar për presidentin Trump, që pasi shkarkoi Comeyn nga detyra, pranoi se ka shkëmbyer informacione te klasifikuara me Rusine, ne lidhje me terrorizmin dhe sigurinë ajrore.




