E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump mund të takohet me Rouhani

Presidenti amerikan Donald Trump së fundmi është shprehur se mund të takohet me Presidentin iranian Hassan Rouhani.

 

Gjatë një prononcimi për gazetarët nga Shtëpia e Bardhe, presidenti Trump është shprehur se një takim i tillë mundtë ndodhe dhe se për të nuk është problem.

 

Reklamë

Trump ka rritur sanksionet kundër Iranit pasi u tërhoq nga një pakt bërthamor i 2015 midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, duke thënë se marrëveshja la të hapur një shteg për Iranin për të marrë armë bërthamore dhe nuk adresonte ato që Shtetet e Bashkuara i quajnë aktivitetet malinje të Iranit në rajon .

 

Rouhani ka thënë se Irani, nuk do të flasë me Shtetet e Bashkuara derisa Uashingtoni të hiqte sanksionet që i kishte vendosur sërish në Teheran pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë