Hillary Clinton fitoi debatin e trete dhe te fundit televiziv te mbajtur ne Las Vegas me 52 perqind te votave përkundër 39 perqind te rivalit te saj Donald Trump. Por tensioni qe i parapriu debatit u vu re qe ne nisje te tij, kur dy kandidatet per president te SHBA, nuk shtrënguan duart me njeri-tjetrin. Shokues ishte qëndrimi i multimilarderit Trump, se mund te mos njohe rezultatin e zgjedhjeve, nje qëndrim i paprecedente ne historinë e kandidateve per president.

Donald Trump: Do ta shoh kur te vije koha. Nuk po e shoh tani, ajo qe kam pare eshte shume e keqe, pike se pari media eshte shume e pandershme dhe shume e korruptuar. Do t’ju mbaj pezull. ‘New York Times’ shkroi nje artikull per kete, por ata as po shqetësohen.  Eshte kaq e pandershme, ata kane helmuar mendjet e votuesve. Por fatkeqësisht per ta, votuesit po e shohin kete.

Por prezantuesi këmbënguli per te marre nje përgjigje me te plote.

Donald Trump: Do t’jua them kur te vije koha, do t’ju mbaj pezull….

Hillary Clinton: Le te jemi te qarte per atë qe ai thotë dhe se çfarë do te thotë kjo: Kjo është e tmerrshme, ai po na denigron,  po i ul vlerat demokracisë sone dhe jam e tronditur qe dikush qe eshte kandidat i njërës prej dy partive me te mëdha mban kete qëndrim.

Dy rivalet u përplasen edhe per raportet me presidentin rus Putin.

Donald Trump: Nga gjithçka qe kam pare, Putin nuk ka respekt per këtë person.

Hillary Clinton: Kjo sepse ai do te donte te kishte nje kukull si president te SHBA.

Donald Trump: Jo jo kukull, ti je nje kukull

Hillary Clinton: Është e qarte, s’do ta pranosh se ruset janë përfshirë ne sulme kibernetike ndaj SHBA dhe ti ke nxitur nje spiunazh kundër popullit tone, ti do te mbash linjën e Putin, do te pranosh listën e dëshirave te tij, ndarjen me NATO-n, te besh çfarë dëshiron ai dhe vazhdon te ndihmohesh prej tij sepse ai ka nje te preferuar ne kete gare. Kjo është situate e paprecedente. S’kemi pasur asnjëherë nje qeveri te huaj qe te përpiqet te ndërhyje ne zgjedhjet tona.  

Trump e ktheu serish vëmendjen tek keqpërdorimi i e-maileve te klasifikuara.

Donald Trump: Ajo nuk duhet lejuar te kandidoje, ajo eshte fajtore per nje krim te rende, ajo nuk duhet te ishte lejuar kurrë te garonte bazuar ne ate çka ka bere me e-mailet dhe shume gjera te tjera.

Debati u fokusua edhe ne çështje te tjera, si emigracioni apo ekonomia. Trump u shpreh se burrat e keqinj do te dëbohen nga Amerika, ndersa Clinton reagoi se planet e tij do te ndanin familjet. Multimiliarderi u ndal edhe tek ofensiva qe forcat irakiane kane nisur ne qytetin e Mosulit, per te cilën tha se synon te ndihmoje rivalen e tij per te fituar presidencën. Por Clinton u përgjigj se kjo tregonte se ai eshte gjithnjë ne kërkim te nje teorie konspiracioni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *