E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump mund të dëshmojë në hetimet kundër tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur se nuk i pëlqen “ideja” e dëshmisë në kuadër të hetimeve që po bëhen për shkarkimin e tij.

 

Trump përmes një postimi në Twitter shkruan se do ta shqyrtojë fuqishëm këtë veprim, të cilin e sugjeroi në fundjavë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi.

 

Reklamë

Pelosi shtë shprehur se presidenti është i mirëpritur të flasë të vërtetën para hetuesve, nëse dëshiron.

 

Trump po hetohet nga rivalët demokratë nëse ka kërkuar ose jo ndihmë, në mënyrë të padrejtë, nga Ukraina, për të rritur shanset e tij për rizgjedhje në vitin 2020.

 

Ndërkohë kujtojmë se Trump, akuzohet se i ka bërë presion presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të zbuluar informacione të dëmshme për njërin nga sfiduesit e tij kryesorë demokratë, Joe Biden, dhe djalin e tij, Hunter.

 

Ai e mohon çdo keqbërje, por kërkimi i ndihmës nga jashtë për të fituar zgjedhjet në SHBA, është akt i paligjshëm. Presidenti  Trump vazhdimisht i ka cilësuar këto hetime si “mashtrim” dhe “gjueti shtrigash”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë