Donald Trump përmbys sondazhet, duke arritur nje fitore befasuese ndaj rivales se tij per presidencën amerikane, Hillary Clinton. Multimiliarderi triumfoi ne garën per Shtëpinë e Bardhe, duke tejkaluar 270 votat e Kolegjit Elektoral, qe i nevojiteshin per fitoren. Trump rezultoi i suksesshëm ne shtetet qe konsideroheshin fushëbeteje, ne Florida, Ohajo dhe Karolina e Veriut. Por ai siguroi edhe votat elektorale te Teksasit, Indiana, Tenesi, Alabama. Rivalja demokrate mori Nju Jorkun, Nju Xhersin, Masacusets, Ilinois, Virxhinia, Kaliforni e Uashington. Ajo nuk mundi te merrte ato shtete qe konsideroheshin bastione te republikaneve, si Xhorxhia, Arizona apo Utah. Thuaje nënte nga 10 votuesit me ngjyre, dhe dy te tretat e latineve votuan per Clinton, por kjo nuk mjaftoi, pasi me shume se gjysma e votuesve te bardhe mbështeten Trump. Lajmi i fitores u prit me brohoritje ne kampin republikan dhe me lot ne ate demokrat. Ne fjalimin e fitores, Trump u shfaq me nje gjuhe krejt tjetër nga ajo e ditëve te fundit, duke falenderuar se pari rivalen Clinton.

Donald Trump: Hillary Clinton me telefonoi dhe me uroi per fitoren. Edhe unë e falenderova per fushatën, ajo luftoi shume. Ajo ka punuar shume. I jemi mirënjohës per shërbimin qe i beri vendit.

Trump përcolli mesazhe bashkimi, duke kërkuar qe amerikanet te lene pas ndasitë.

Donald Trump: Tani është koha qe amerikanet te mbyllin plagët e përçarjes dhe te bashkohen te gjithë. U premtoj qytetareve se do te jem president i te gjithëve dhe kjo eshte shume e rëndësishme per mua. Premtoj te punoj edhe me ata qe nuk me mbështeten per te bashkuar vendin tone te madh. Fushata jone ishte nje lëvizje e madhe, nga njerëz qe duan nje vend me te mire per veten, familjen. Është nje lëvizje qe përfshin te gjitha racat, gjinitë, fete per ta bere Amerikën te madhe serish. Ne do te rindërtojmë vendin dhe do te rilindim ëndrrën amerikane. Vendi yne ka potenciale, ne do rindërtojmë shtetin, spitalet, shtëpitë, infrastrukturën, kur te rindërtojmë do te punësojmë miliona amerikane. Projekti i rritjes ekonomike do te ndodhe.

Ndërsa ne kampin demokrat, Hilari Klinton ne fjalimin e saj te shtyre disa here pranoi humbjen dhe i kerkoi te gjithë amerikaneve t’i japin nje shans per t’i udhëhequr rivalit te saj.

Hillary Clinton: E di qe jeni te zhgënjyer. Te gjithë jemi te zhgënjyer. Kjo është e dhimbshme dhe do te jete per nje kohe te gjate. Por duhet ta pranojmë kete rezultat dhe te shikojmë drejt te ardhmes. Amerika ka ne themel shtetin ligjor, barazinë, demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Jane keto vlera qe te gjithë ne duhet te mbrojmë. Vendi ka nevoje per përfshirjen e te gjithëve. Unë uroj vërtet qe Tramp te jete nje president i suksesshëm per te mirën e te gjithëve.

Fitorja e Donald Trumpit qe behet presidenti i 45 i vendit, ka tronditur edhe tregjet ndërkombëtare, duke shkaktuar nje renie te thelle te çmimeve te aksioneve. Dollari amerikan eshte dobësuar, ndërsa ka pesuar renie edhe çmimi i naftës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *