Subscribe

Duke parë pakënaqësitë dhe protestat e vazhdueshme të afro-amerikaneve në SHBA, që i cilësojnë sjelljet dhe vrasjet e policisë me motive raciste, kandidati republikan Donald Trump, u ka bërë thirrje ta votojnë për të rifituar të drejtat e tyre. Duke folur nga Miçigani, Trump deklaroi se qytetarët me ngjyrë jetojnë në varfëri dhe trajtohen si emigrantë në shtëpinë e tyre.
“Nëse do të votoni serish për të njëjtën parti, atëherë ju do të merrni të njëjtin trajtim. Kundërshtarja demokrate është me e pritur t’u sigurojë vende të reja pune refugjatëve, në vend të që tregojë gatishmëri për të sistemuar të rinjtë e papunë me ngjyrë. Ju jeni bërë si refugjatë në vendin tuaj”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidates demokrate Hillari Klinton, që i ka cilësuar deklaratat e Trump populiste. Presidenti aktual Barak Obama, i cili vjen nga radhët e demokratëve është më i votuari në historinë e SHBA-së nga afro-amerikanët ne vitin 2012 me 93% të votave të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *