E enjte, 17 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Bota

Trump mbështet kthimin e Rusisë në G7

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti amerikan, Donald Trump  është shprehur se mbështet kthimin e Rusisë në Grupin e Shtatë Vendeve më të Industrializuara (G7).

 

Kreu i shtetit amerikan këto deklarata i ka bërë para se të takohej me presidentin rumun, Klaus Iohannis në Uashington dhe katër ditë para se të arrijë në jug të Francës për të marrë pjesë në samitin e këtij viti të G7-ës.

 

“Është shumë më e përshtatshme të kemi Rusinë aty. Duhet të kthehet në G8, sepse shumë gjëra që flasim kanë të bëjnë me Rusinë.Nëse dikush do ta bënte atë propozim, unë me siguri se do të mendoja që ta mbështes, sa i përket përfshirjes së Rusisë në grup.”

 

Ndërkohë kujtojmë se Rusia ishte përjashtuar nga organizimi i vjetër i G8-ës më 2014, pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Ukraina. Përveç kësaj, agjencitë amerikanë të inteligjencës kanë thënë se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

 

Presidenti rus, Vladimir Putin po ashtu është akuzuar për vrasje të kundërshtarëve brenda dhe jashtë Rusisë, ndonëse ai mohon këto pretendime.

 

Grupi G7 ekziston nga viti 1975 dhe përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh