E hënë, 21 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Trump letër Thaçit, uron Kosovën për 12 vjetorin e pavarësisë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka dërguar një letër homologut të tij të Kosovës, Hashim Thaçi, ku ka uruar për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

 

Në letrën drejtuar Thaçit, Trump e ka përgëzuar Kosovën për zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa shkruan se dëshiron që të normalizohet marrëdhënia me Serbinë.

 

Reklamë

Mes të tjerash, Trump shprehu mbështetje dhe vazhdimësi në bashkëpunime me të thelluar mes vendeve për vlerat e përbashkëta.

 

I nderuari President

Populli Amerikan dhe Unë së bashku, urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Lidhjet e fuqishme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës vend sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik.

E përgëzojmë Kosovën për zgjedhjet demokratike në muajin tetor dhe mirëpresim angazhimin e vazhdueshëm për të çuar përpara paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për popullin e Kosovës si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ju dëshirojmë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat.

E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme. Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale, të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta.

Sinqerisht Donald J. Trump

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë