E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Trump letër për Vuçiç: Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

 

Përveç urimeve për ditën e republikës, Trump ka kërkuar nga Vuçiç që sa më parë të arrihet një marrëveshje me Kosovën  e cila sipas tij duhet të jetë me njohje të ndërsjella.

 

Reklamë

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të palëkundura në mbështetje e përkushtimit tuaj në thellimin e bashkëpunimit rajonal, posaçërisht në angazhimin tuaj në raport me Kosovën. Përderisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje, mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të raporteve. Një marrëveshje historike me njohje në tërësinë e saj, do ndërtonte rrugën e qëllimit të integrimeve euro atlantike dhe rritjen ekonomike të Serbisë. 

 

 

Kjo është letra e dytë që presidenti trump I dërgon homologut serb ku thekson se marrëveshja është mjaft e rëndësishëm për të dy vendet por edhe për të gjithë rajonin.

 

Në letrën e mëparshme të dërguar në muajin dhjetor Trump u shpreh se tashmë është momenti më i mirë për te bere nje hap drejt paktit final dhe se mirëpret të dy presidentët në shtëpinë e bardhë për të shtrënguar duart me ta.

Më shumë video

Reklamë