Subscribe

Kryeministri Edi Rama e uroi presidentin amerikan Donald Trump ditën qe ai beri betimin si kreu i ri i Shtëpisë se Bardhe dhe per kete urim ka marre nje mesazh falenderimi nga Trump. Rama e publikoi ate ne faqen e tij ne Facebook, ku presidenti amerikan e ka siguruar Ramen se me partneritet kapercehen te gjitha sfidat.

 

Ne urimin e tij te 20 janarit dërguar presidentit amerikan, Rama theksonte se Shqipëria është mirënjohëse ndaj SHBA per mbështetjen e vazhdueshme dhe beson se partneriteti strategjik do te forcohet veçanërisht ne fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik. Edhe presidenti Nishani ka marre te njëjtin mesazh falenderimi nga presidenti Trump.

 

I dashur Kryeministër,

Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.

Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.

Sinqerisht i Juaji,

Donald J.Trump

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *