Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 December 2025
Vizion fokus

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e...

Sarkozy: Partia e Marine Le Pen nuk është rrezik...

Ukraina do ta ndajë me SHBA-në planin e rishikuar...

Persona të armatosur grabisin bibliotekën e Sao Paolos në...

“Evropa dhe Ukraina tani kanë më shumë karta”, Macron...

Pamjet tronditëse të tërmetit 7,6 ballë në Japoni, lëkundje...

Berisha: 35 vite më parë studentët e Dhjetorit nuk...

Piloti ukrainas i Su-27 vritet në krye të detyrës

Paraqitjet fantastike të Muçit, komentatori turk: Na mbylli gojën!

Trump kundër Putin: Duhet të ndalë luftën në Ukrainë e jo të testojë raketa

27 Tetor 14:49

Presidenti amerikan, Donld Trump, tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë në vend që të testojë raketa me kapacitet bërthamor. Udhëheqësi amerikan shtoi se vendi i tij e ka të pozicionuar një nëndetëse bërthamore afër brigjeve të Rusisë.

Një ditë më parë, Putin tha se Rusia ka testuar me sukses raketën lundruese, që funksionon me energji bërthamore, Burevestnik, armë me kapacitet bërthamor që Moska pretendon se mund të depërtojë në çdo mburojë mbrojtëse.

Putin tha se shteti do të lëvizë drejt dislokimit të kësaj arme.

Moska tha se raketa 9M730 Burevestnik (e njohur si Storm Petrel) kishte fluturuar 14.000 kilometra. I pyetur në bordin e avionit presidencial për testimin e raketës, që NATO e ka quajtur SSC-X-9 Skyfall, Trump tha se SHBA-ja nuk ka nevojë të fluturojë aq larg, pasi ka një nëndetëse bërthamore në brigjet e Rusisë.

“Ata e dinë që ne kemi një nëndetëse bërthamore, më të mirën në botë, pranë brigjeve të tyre. Kështu që, nuk kemi nevojë të fluturojmë 8 mijë milje [14.000 kilometra]”, u tha Trump gazetarëve sipas një audio-incizimi të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Dhe, për hir të së vërtetës, nuk mendoj se është gjëja e duhur që Putini të flasë për këtë. Ai duhet t’i japë fund luftës, luftë që duhej të zgjaste vetëm një javë… e që tani është në vitin e katërt të saj, e jo të testojë raketa”.

Që kur u bë publik raketa 9M730 Burevestnik më 2018, Putin e ka paraqitur këtë armë si përgjigje ndaj lëvizjeve të SHBA-së për të krijuar një mburojë nga sulmet ajrore, pasi Uashingtoni më 2001 u tërhoq nga Traktati për raketa antibalistike i vitit 1972.

I pyetur për deklaratat e Trumpit, Kremlini tha se Rusia udhëhiqet nga interesat e saj kombëtare, por nuk sheh arsye që testimi i raketës të përkeqësojë raportet me Shtëpinë e Bardhë.

“Pavarësisht gatishmërisë sonë për dialog me Shtetet e Bashkuara, Rusia – para së gjithash presidenti i saj- udhëhiqet nga interesat kombëtare”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Trump vazhdimisht ka folur për dislokimin e nëndetëseve amerikane pranë brigjeve të Rusisë, pas deklaratave të ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, mbi rrezikun e një lufte midis dy fuqive bërthamore.

Megjithatë, është gjë e rrallë që palët të flasin publikisht për vendndodhjen e nëndetëseve të armatosura me armë bërthamore.

Duke folur për testimin e raketës ruse, Trump u shpreh:“Ne testojmë raketa gjatë gjithë kohës”.

“Ata nuk po luajnë lojëra me ne, e as ne nuk po luajmë lojëra me ta”, tha Trump.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Putin trump

Nga e njëjta kategori

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë

më shumë...

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus

më shumë...

Sarkozy: Partia e Marine Le Pen nuk është rrezik për Francën

më shumë...

Ukraina do ta ndajë me SHBA-në planin e rishikuar për paqe

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • E konfirmon ministri: Po  mbaron koha e bonuseve, tani vetëm...
  • Horoskopi i sotëm, dinamika të reja dhe zhvillime për secilë...
  • Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në 25%, për...
  • Sigurimi me detyrim nga tërmetet miratohet këtë dhjetor, sa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.