E hënë, 9 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Bota

Trump kundër Clinton për e-mailin privat

Vendimi i FBI-se për te mos ngritur akuza penale ndaj kandidates demokrate për presidente te SHBA, Hillary Clinton, ka zhgënjyer rivalin e saj republikan Donald Trump. Përdorimi i e-mailit privat prej saj gjate kohes kur mbante postin e Sekretares se Shtetit ne gjykimin e Trump, ka vene ne rrezik vendin. Sipas tij, mosngritja e akuzave eshte shembull qe tregon se sistemi është i korruptuar.

Donald Trump: Te gjithë mendonin se ajo ishte fajtore, por doli qe nuk do te ngrihen akuza. Sistemi eshte ngritur qe te mbroje Clintonet, ajo ka vene vendin ne rrezik dhe mund te jete përgjuar. Gjykimi i saj eshte i tmerrshëm, do te ishte nje presidente e keqe.

Multimiliarderi Trump tha gjithashtu se prokurorja e përgjithshme Loretta Lynch është korruptuar, pasi i eshte premtuar te mbaje vendin e punës ne këmbim te moslejimit te ndjekjes penale per Clinton. Nje dite me pare, drejtori i FBI James Comey tha se nuk ekzistojnë arsye per te ngritur akuza penale kundër  Clinton, ndonëse ajo u tregua tepër e pakujdesshme ne trajtimin e informacionit te klasifikuar.

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë