E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 32 minuta më parë
Bota

Trump kritikon aleatët e NATO

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përsëritur kritikat ndaj aleatëve të NATO-s, rreth shpenzimeve të tyre në mbrojtje.

 

“Shtetet e Bashkuara shpenzojnë në NATO shumë më shumë se çdo vend tjetër. Kjo nuk është e drejtë e as e pranueshme. Vendet i kanë rritur kontributet prejse unë kam marrë detyrën, por ato duhet të bëjnë më shumë”

 

Reklamë

Komentet e presidentit Trump vijnë në prag të samitit të NATO-s që mbahet të martën dhe të mërkurën në Bruksel.

 

Ndërkohë vendet anëtare të NATO-s janë angazhuar për shpenzimin e 2% të bruto prodhimit vendor në mbrojtje deri në vitin 2024, por vetëm pak prej tyre e kanë arritur këtë cak ose i janë afruar atij.

 

Gjithashtu, duke marrë parasysh edhe mosmarrëveshjet tregtare midis Uashingtonit dhe disa partnerëve të tij në Amerikën e Veriut dhe në Evropë, takimi në Bruksel sipas presidentit amerikan, mund të jetë i tensionuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë