Presidenti i SHBA Donald Trump është vendosur sërish në qëndër të vëmendjes duke nxitur debate me sjelljen e tij, këtë herë të konsideruar raciste.

 

Shefi i shtëpisë së bardhë ka sulmuar 4 kongresmene me ngjyrë, një grup i njohur si “skuadra” që ka qenë shumë kritike ndaj Trump dhe gjithashtu ndaj udhëheqjes demokrate të Kongresit.

“Shumë interesante të shohësh kongresistet ‘përparimtare’ demokrate, të cilat me origjinë vijnë nga vendet, qeveritë e të cilave janë katastrofë e plotë….dukë u thënë njerëzve në SHBA si duhet të udhëhiqet qeveria jonë”.

 

Deklaratat e presidentit Trump, ngjallën reagime në mesin e demokratëve. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i quajti komentet e tij, si “ksenofobike”.

 

“Kur Trump u thotë katër kongresisteve amerikane të kthehen në vendet e tyre, ai riafirmon se plani i tij për të ‘bërë Amerikën e Madhe përsëri’ ka qenë gjithmonë për ta bërë Amerikën të bardhë përsëri”. 

Kongresmenja Ilhan Omar nga Minesota e akuzoi  Trump si presidentin më të keq, më të korruptuar dhe të paaftë që eshte parë ndonjëherë.

 

Kreu i shtëpisë së bardhë është akuzuar për racizëm shumë herë në lidhje me incidente të ndryshme. Ai gjithashtu ka bërë shumë deklarata kundër migrantëve të Amerikës Qendrore, duke i quajtur kriminelë dhe përdhunues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *