Presidenti  Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka reaguar menjëherë pas publikimit të kabllogrameve që ambasadori britanik Kim Darroch i dërgon qeverisë së tij.

Duke folur para mediave, Trump ka kritikuar diplomatin duke thënë se ai nuk I ka shërbyer mirë Britanisë së Madhe.

 


DONALD TRUMP


PRESIDENT I SHBA

 

“Ju e dini që ne kemi patur bashkëpunmim dhe mosmarrëveshjet tona të vogla me disa vende, dhe unë do të thoja se ambasadori nuk i ka shërbyer mirë Britanisë së Madhe, mund t’ju them këtë. Ne nuk jemi tifozë të mëdhenj të atij njeriu dhe ai nuk ka I shërbyer mirë vendit të tij. kështu që unë mund ta kuptoj atë dhe unë mund të them gjëra për të, por nuk do ta shqetësoj”

 

Reagimi i presidentit amerikan vjen vetëm një ditë pasi media britanike botoi kabllogramet që ambasadori i dërgonte qeverisë së tij.

Ai e përshkruante Presidentin Trump si një njeri “të paaftë” dhe “jofunksional”, si dhe një person që “rrezaton pasiguri”

 

Në dokumente ambasadori e quante administraten e Trump, te ngathët dhe e paaftë në diplomaci.

 

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe nuk i ka mohuar ato qe thuhen ne dokumentet e publikuara.

Madje sipas zëdhënëses së saj, ministria shpjegon se ambasadorët duhet t’I japin vendit të tyre një vlerësim të ndershëm të politikës për vendet ku ata shërbejnë.

Nga ana tjetër qeveria britanike njoftoi se ka nisur hetimet për të zbuluar rrjedhjen e informacionit secret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *