E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump konfirmon takimin me Netanyahun

Donald Trump tha sot se do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu këtë javë në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, në margjinat e vizitës zyrtare të kryeministrit izraelit në Uashington.

Ish-presidenti dhe kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në një postim në rrjetin social Truth shkruan fillimisht se takimi me Netanyahun do të bëhej nesër, e mërkurë.

Netanyahu do të vizitojë Shtetet e Bashkuara, ku do të takohet edhe me presidentin Biden dhe do të mbajë një fjalim para Kongresit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë