Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka konfirmuar se shumë shpejt ai dhe Kim Jong Un mund të mbajnë samitin e dytë brenda vitit, pas atij të qershorit në Singapor.

 

Turmp ka thënë para mediave se takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, do të zhvillohet pas zgjedhjeve të kongresit në nëntor. Ai gjithashtu zbuloi se janë tre vende në shqyrtim për zhvillimin e samitit, por pa dhënë më shumë detaje.

 

Donald Trump: ”Takimi do të jetë pas zgjedhjeve të senatit, kaq mund të them”.

 

Zgjedhjet e senatit do të zhvillohen më 6 nëntor. Presidenti amerikan tha se është bërë një përparim i pabesueshëm në marrëdhëniet me vendin e izoluar.

 

Sikurse është konfirmuar nga sekretari amerikan i shtetit gjatë vizitës së tij në Phenian pak ditë më parë, Kim Jong Un është i gatshëm të heqë dorë nga programi bërthamor. Çështjet kryesore do të jenë ato të lëna pezull. Axhenda dhe vendi i takimit është paracaktuar, megjithatë asnjë nga palët nuk ka dhënë shumë detaje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *