E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Kim Jong Un dëshiron të takohet sërish

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, dëshiron të takohet sërish që të fillojnë negociatat, pas përfundimit të bashkëpunimit ushtarak në mes të SHBA-së dhe Koresë Jugore.

 

Trump, përmes një postimi në Twitter, tha se Kim i ka bërë këto deklarata përmes një letre dhe se shpreson se do të takohen shumë shpejtë.

 

Reklamë

Presidenti amerikan tha se Kim i ka kërkuar falje për testimet e raketave në ditët e fundit, por i ka premtuar se do të ndërpresin këtë aktivitet kur të përfundojnë ushtrimet ushtarake me Korenë Jugore.

 

Korea Veriore ka testuar dy raketa me rreze të shkurtër të shtunën, deklaruan autoritetet e Koresë Jugore, duke theksuar se ky veprim është “shprehje e forcës” kundër ushtrimeve ushtarake të Koresë Jugore me Shtetet e Bashkuara.

 

Lansimi i raketave erdhi disa orë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ka pranuar “një letër shumë të bukur” nga lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un.

 

Trump dhe Kim janë takuar tri herë, në Singapor, Hanoi dhe zonën e de-militarizuar koreane.

 

Presidenti amerikan që ka shfaqur simpati për liderin Kim gjatë cdo takimi, ka premtuar se do ta mbështes Korenë Veriore ekonomikisht nëse tërhiqet nga programi bërthamor./ REL

 

Korea Veriore ka deklaruar se armët janë për vet-mbrojtje dhe ka insistuar në largimin e sanksioneve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë