Ish-presidenti amerikan Donald Trump i paraqiti gjykatës federale të Floridës një kërkesë që të bllokojë përkohësisht FBI-në nga shqyrtimi i materialeve që sekuestroi dy javë më parë nga shtëpia e tij në Mar-o Lago.

 

Trump me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se kërkesa ishte në përputhje me amendamentin e katërt, që e lejon atë të heshtë para pyetjeve të prokurorëve. Madje sipas tij bastisja ishte e pajustifikuar dhe në shkelje të plotë te ligjeve.

 

DONALD TRUMP

ISH-PRESIDENTI AMERIKAN

Ata kërkuan që të fikeshin kamerat e sigurisë, një kërkesë që ne e refuzuam me të drejtë. Ata i penguan avokatët e mi të vëzhgonin atë që po merrej në këtë bastisje. Ata morën dokumente që nuk lejohet. Më morën pasaportat. Madje hynë në kasafortën time personale, nga e cila nuk zbuluan asgjë!

 

Ish-presidenti dhe ekipi i tij ligjor kërkuan gjithashtu caktimin e një prokurori të pavarur për të mbikëqyrur  trajtimin e dokumenteve që agjentët e FBI-së morën nga rezidenca e tij.

 

DONALD TRUMP

ISH-PRESIDENTI AMERIKAN

Të gjitha dokumentet janë deklasifikuar më parë. Ne kërkojmë emërimin e një prokurori special për të mbikëqyrur trajtimin e materialeve të marra në  Mar-a Lago. Më tej kërkojmë që Departamenti i Drejtësisë të detyrohet të dorëzojë një raport për inventarin e pasurisë sime, që është marrë dhe që zbuloi se ku ndodhet tani ajo pronë.

 

Trump këmbëngul se bastisja e Mar-a-Lago vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve afatmesme, ishte e motivuar politikisht  dhe sipas tij  synon të pengojë kandidimin e tij.

 

Sipas FBI-së u gjetën 11 grupe dosjesh të klasifikuara në rezidencën e Trump, disa prej tyre top-sekret, dhe se ish-presidenti po hetohet për keqpërdorim të mundshëm të këtyre dokumenteve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *