Presidenti Trump është shprehur se trupat ruse duhet të largohen nga Venezuela, duke shtuar se “të gjitha opsionet mbeten të hapura” për ta realizuar këtë.

 

Në fjalën e tij ai presidenti amerikan, i referohej dy avionëve të forcave ajrore ruse, të cilët zbritën të shtunën pranë Karakasit me afro 100 trupa ruse në bord. Shtetet e Bashkuara besojnë se në radhët e këtyre trupave ka forca speciale dhe ekspertë të sigurisë kibernetike.

 

“Rusia duhet të largohet,” u shpreh presidenti gjatë një takimi me zonjën Fabiana Rosales, gruaja e udhëheqësit të opozitës venezueliane, Juan Guaido.

 

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence e quajti dërgimin e trupave ruse në Venezuelë “një provokim të panevojshëm”. Pence i bëri thirrje Rusisë të mbështesë opozitën dhe të bashkohet me vendet e tjera që e kanë deklaruar se regjimi i Presidentit Maduro nuk gëzon më legjitimitet.

 

Ndërkohë që udhëheqësi i opozitës, Juan Guiado, duke iu referuar kushtetutës së vendit, e shpalli jo-legjitime qeverisjen e zotit Maduro dhe mori vetë përgjegjësitë e presidentit në detyrë në fund të janarit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *