E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 44 minuta më parë
Bota

Donald Trump mbërrin në Kinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili ka mbërritur tashmë në Pekin, është pritur me nderime të larta nga homologu i tij kinez Xi Jiping. Të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, dy presidentët vizituan kompleksin historik të njohur si Qyteti i Ndaluar. Kjo është hera e parë që një president i SHBA-ve viziton Qytetin e Ndaluar.

 

Gjatë qëndrimit të tij në Kinë, Presidentët Trump dhe Xi do të përqendrohen te programi i armëve bërthamore të Koresë së Veriut. Trump i ka kërkuar Kinës që të jetë më agresive në trajtimin e Koresë e Veriut, edhe pse Pheniani është partneri i saj i rëndësishëm tregtar.

 

Reklamë

Një ditë më parë, Presidenti I SHBA-ve gjatë një fjalimi të mbajtur në parlamentin e Seulit, ka kërcënuar hapur udhëheqësin e Koresë së Veriut. Duke iu drejtuar Kim Jong Un, Trump tha se armët që ka prodhuar vendi komunist nuk do ta bëjnë më të sigurt as atë dhe as vendin e tij. Madje ai i kërkoi liderit komunist të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore, ndërsa nxiti shtetet e tjera të bashkojnë forcat për të ndaluar Phenianin.

 

” Mos na vini në prove! Armët po e vënë regjimin tuaj në rrezik të madh. Çdo hap që  hidhni, rrit rrezikun me të cilin përballeni. Ne nuk do të lejojmë që Amerika apo aleatët tanë të shantazhohen ose sulmohen. Nuk do të lejojmë që qytetet amerikane të kërcënohen me shkatërrim. Ne nuk do të frikësohemi dhe nuk do të lejojmë që mizoritë më të mëdha të historisë të përsëriten këtu, në këtë tokë ku luftuam e derdhëm gjak. Bota nuk e toleron dot kërcënimin e një regjimi mashtrues që kërcënon me rrënim nuklear.”

 

Fjalët e Trump u ndoqën me vëmendje të madhe nga ligjvënësit koreano-jugorë. Vendi komunist ka qenë pikë kryesore në axhendën eTrump gjatë turit në tij strategjik në Azi. Pas vizitës 3 ditore në Republikën Popullore të Kinës, kreu I Shtëpisë së Bardhë pritet të takohet me zyrtarë të Vietnamit dhe Filipineve.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë