Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur sot se asnjë person transgjinor nuk mund të shërbejë apo të bëhet pjesëtar i ushtrisë së SHBA-se.

 

Në rrjetin social “Twitter”, Trump shkruan se pas konsultimeve me gjeneralët dhe me ekspertët ushtarakë, zgjedhja e duhur është që t’i jepet fund rekrutimit në ushtri të të gjithë transgjinorëve. “Ushtria jonë duhet të përqendrohet në arritjen e fitoreve vendimtare dhe nuk mund të rëndohet me shpenzimet e jashtëzakonshme mjekësore, apo me problemet që mund të sjellin personat transgjinorë”, – shkruan Trump.

 

Vendimi i Trump shfuqizon një politikë të shpallur nga administrata e ish-Presidentit Barak Obama, një vit më parë. Në muajin qershor sekretari i Mbrojtjes James Mattis vendosi shtyrjen me gjashtë muaj të vendimit për lejimin e rekrutimit të transgjinorëve.

 

Vendimi për ndalimin e transigjorëve në ushtri ka shkaktuar shumë polemika. Në qershor të vitit te kaluar, ish-Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter tha se Pentagoni do t’i jepte fund gjatë një viti politikave kundër personave transgjinorë, të cilat ai i quajti “diskriminuese”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *