Kandidati republikan per president te SHBA, Donald Trump u është rikthyer komenteve per emigrantet. Kësaj here ai është fokusuar tek përkujdesja e qeverisjes aktuale ndaj tyre, duke theksuar se emigrantet e paligjshëm po trajtohen me mire edhe se veteranet e luftës. Trump ka paralajmëruar se gjerat do te ndryshojnë.

“Duhet te kujdesemi per veteranet tanë. Shpesh kujdesi per emigrantet e paligjshëm është me i madh se ai per veteranet. Kjo nuk do te ndodhe edhe per shume kohe”.

Megjithatë, Trump nuk dha asnje prove se ku e mbështeste ketë vlerësim. Por me shume sesa sulm ndaj emigranteve, analistet besojnë se me ketë koment Trump synon te tërheqë vëmendjen e ushtrisë dhe ish-ushtarakeve,  pasi ne disa takime ka mbledhur edhe fonde per ta. Vitin e shkuar ai ngjalli zemërim me komentet ndaj senatorit republikan John McCain, qe ka qene rob lufte ne Vietnam. Trump tha se McCain s’mund te konsiderohej hero vetëm per kete fakt dhe ai vete do te preferonte ata qe nuk binin ne duart e armikut. Komentet e Trump erdhën gjate nje aktiviteti me motoçiklistë, shumica e te cilëve veterane lufte, per te kujtuar te burgosurit e luftës dhe te rënët ne beteja. Ndonëse jo pak here ka shkaktuar debate me deklaratat e tij, Trump pret zyrtarizimin e kandidaturës per Shtëpinë e Bardhe ne konventën e korrikut.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *