Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë mundësinë e arritjes së ndonjë zgjidhjeje diplomatike me Korenë Veriore, pasi i ka thënë sekretarit amerikan te shtetit të mos humbasë kohë duke u përpjekur të negociojë me liderin e Penianit, Kim Jong Un.

 

“I thashë Rex Tillersonit, sekretarit tonë të mrekullueshëm të shtetit, se po e humb kohën e tij duke tentuar të negociojë me njeriun e Vogël Raketë”.

 

Komenti i Trumpit erdhi një ditë pasi Tillerson zbuloi se shtetet e bashkuara janë në komunikime të drejtpërdrejta me Korenë e Veriut për programin e saj bërthamor. Por Peniani nuk ka dhene shenja se është i interesuar për dialog.

 

Gjatë vizitës në Kinë, Tillerson u shpreh se Uashingtoni është duke e hetuar mundësinë për bisedim. Kjo ishte hera e parë që administrata Trump e pranonte se ishte në komunikime direkte me Penianin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *