Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump njoftoi se do të rrisë ndjeshëm sanksionet ekonomike ndaj Teheranit.

Përmes disa postimeve në Twitter, Trump saqoi se shkelja e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit, është një përpjekje për të zhvatur para.

 

DONALD TRUMP


PRESIDENT I SHBA

 

“Nuk ka asnjë arsye të besueshme që Irani të zgjerojë programin e tij bërthamor dhe kjo nuk mund të shihet veçse si një përpjekje e ashpër dhe jotransparente për të zhvatur para nga bashkësia ndërkombëtare. I bëj thirrje Iranit që të ndryshojë hapat e ndërmarra së fundmi lidhur me programin bërthamor dhe të ndalojë çdo plan. Irani ka kohë që në mënyrë sekrete po pasuron uraniumin në shkelje të plotë të marrëveshjes së tmerrshme prej 150 miliardë dollarësh e bërë nga ish-sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe administrata Obama”.

 

Trump tha gjithashtu se SHBA janë të gatshme për nisjen e bisedimeve pa kushte, dhe se kjo është një mundësi që Irani duhet ta shfrytëzojë me qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

 

Teherani zyrtar reagoi menjëherë. MInistri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif tha se negociatat janë të pamundura të zhvillohen nën presionin e sanksioneve ekonomike. Ai shtoi se është në dorën e vendeve europiane, aleatë të SHBA-së që të zgjidhin ngërçin pas tërheqjes së Trump nga marrëveshja.

 

Megjithatë në det vijojnë përpasjet mes Iranit dhe vendeve europiane. Këtë të enjte trupat e Gardës Revolucionare u përpoqën të ndalonin një tanker britanik që po lundronte në Gjirin Persik, por ato u detyruan të tërhiqen pas urdhërit të Teheranit zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *