E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump i zhgënjyer me Zelenskin: Ukraina mund të kishte bërë marrëveshje pa filluar lufta

Presidenti Donald Trump  është shprehur  i zhgënjyer   nga deklarat e liderit ukrainas Volodymir Zelensky  , i cili u ankua  se ishte lënë jashtë  bisedimeve mes Uashingtonit dhe Moskës  për përfundimin e luftës.

“Jam shumë i zhgënjyer  kur dëgjoj ata se janë të mërzitur  që nuk kanë një vend në bisedime. Sot dëgjova, ‘oh, ne nuk ishim të ftuar’. Epo, ju jeni atje që prej tre vjetësh. Nuk duhet ta kishit nisur kurrë. Mund të kishit bërë një marrëveshje”, tha ai.

Reklamë

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk e sqaroi se çfarë donte të thoshte me këtë, por ai shpesh ka lënë të nënkuptohen se lufta ka nisur nga dëshira e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO. Ekspertët thonë se pushtimi i plotë nga Rusia u nxit nga ambiciet imperialiste të Putinit dhe jo nga aspirata e Kievit  për aleancën veriatlantike,  e cila kishte pak mbështetje nga Perëndimi në atë kohë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri me dije se do të takohet me kreun e Kremlinit  Vladimir Putin, këtë muaj dhe theksoi  se nuk do ta kundërshtonte një lëvizje evropiane për të dërguar trupa paqeruajtëse në Ukrainë, një ide e diskutuar gjatë një samiti në Paris  dy dite me parë.

Reklamë

“Nuk do te kundërshtonim që trupat paqeruajtëse europiane të vendoseshin në Ukrainë,Nëse duan ta bëjnë këtë, unë jam plotësisht dakord. Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane për të kontribuar me trupa në asnjë kontingjent të dërguar në Ukrainë për të ofruar garanci sigurie”, shtoi Trump.

Po ashtu Trump  kërkoi  që të mbahen zgjedhje në Ukrainë. Ndërkohë presidenti francez  Emmanuel Macron ka thirrur  në një tjetër samit këtë të mërkurë liderët evropian.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë