Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh i gatshëm të pyetet nga prokurori special Robert Mueller madje edhe nën betim.

 

Ndonëse me herët Trump e ka quajtur “gjueti shtrigash” hetimin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale, duket se ai nuk do ti shpëtojë këmbënguljes së prokurorit për t’i shkuar deri në fund çështjes.

 

Shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se iu bind këshillës se avokateve te tij, por edhe ai vete e ka mirëpritur marrjen ne pyetje.

 

Pas qindra mijëra dokumentesh dhe dhjetëra intervistave me dëshmitarë, duket se pista e hetimit tashmë ka në fokus zhvillimet në Shtëpinë e Bardhe pas betimit të presidentit.

 

Investigimi përfshin edhe largimin e shefit të FBI Xhejms Comeyt dhe diskutimet që paraprinë shkarkimin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn.

 

Presidenti amerikan vazhdimisht ka pohuar se “nuk ka patur asnjë bashkëpunim” me rusët dhe absolutisht “asnjë pengim të drejtësisë”.

 

Kjo gatishmëri për t’u marrë në pyetje pas disa kundërshtimeve, nga kritikët shihet si një lëvizje e zgjuar e Trumpit për të treguar se nuk ka asgjë për të fshehur.

 

Në kuadër të këtij hetimi, pak ditë më parë në pyetje është marrë edhe Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *