E mërkurë, 30 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump humb gjyqin me shkrimtaren, do t’i paguajë 83.3 milionë dollarë

NEW YORK, NY - APRIL 04: Former U.S. President Donald Trump sits with his attorneys inside the courtroom during his arraignment at the Manhattan Criminal Court April 4, 2023 in New York City. Trump pleaded not guilty to 34 felony counts stemming from hush money payments made to adult film star Stormy Daniels before the 2016 presidential election. With his indictment, Trump will become the first former U.S. president in history to be charged with a criminal offense. (Photo by Timothy A. Clary-Pool/Getty Images)

Ish presidenti i SHBA, Donald Trump do të duhet t’i paguajë shkrimtares Jean Caroll 83.3 milionë dollarë, pasi gjykata në Manhatan i dha të drejtë kësaj të fundit në akuzat për shpifje.

Trump do t’i shlyejë paratë si ndëshkim dhe dëmshpërblim për reputacionin e shkatërruar dhe dëmin emocional që i shkaktoi gazetares Caroll me deklaratat e tij publike të vitit 2019.

Reklamë

Shkrimtarja 80-vjeçare u pa duke dalë nga gjykata së bashku me avokatët dhe ekipin e saj mjaft të kënaqur.

Megjithatë, Donald Trump i cili nuk ishte i pranishëm tha menjëherë se do ta apelojë vendimin.

 “Unë nuk jam fare dakord dhe do ta apeloj këtë gjueti shtrigash drejtuar nga Biden, fokusuar tek unë dhe Partia Republikane. Sistemi ynë ligjor është jashtë kontrollit dhe po përdoret si armë politike. Kjo nuk është Amerika.”- tha Trump përmes rrjeteve sociale.

Vendimi i gjykatë federale të Manhatanit vjen më pak se një vit pasi shkrimtarja Caroll fitoi 5 milionë dollarë të tjera nga Trump në gjyqin për abuzim seksual dhe shpifje.

Përveç dëmit financiar, rasti i Caroll i ka shkaktuar Trump probleme në fushatën për të marrë sërish Shtëpinë e Bardhë.

Trump është kandidati kryesor në primaret e republikanëve për tu përballur me Joe Biden në zgjedhjet presidenciale 2024. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë