Subscribe

Presidenti Donald Trump reagoi pas publikimit të raportit voluminoz për ndërhyrjen ruse, duke thënë se ai nuk e vërteton përfshirjen e tij.

 

Përmes disa postimeve në Twitter, ai denoncon atë që e quan histori 2 vjeçare te gjuetisë së shtrigave.

 

“Raporti i Muellerit është ndoshta gjëja më e poshtëruese që ka ndodhur ndonjëherë në historinë  e këtij vendi në Shtëpinë e Bardhë. Ata e dinë që gënjejnë. Shumë gazetarë gënjyen për Rusinë dhe shumë më tepër”

 

Trump nënvizon se “nëse dhjetëra prokurorë federal për 2 vite me radhë përpiqen të gjejnë prova për një krim, dhe nuk i gjejnë ato, atëherë kjo do të thotë se nuk ka asnjë provë.

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu gjatë takimit me veteranët ushtarakë, se ky lloj mashtrimi nuk duhet t’i ndodhë kurrë asnjë presidenti tjetër.

 

“Sot për mua është një ditë e mirë. E themi kështu: Nuk ka bashkëpunim, nuk ka pengim. Nuk ka pasur kurrë dhe nuk do të ketë kurrë. Dhe po e them: ne do t’u shkojmë deri në fund këtyre gjërave. Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë. Dhe po e them para miqve të mi, kjo tallje nuk duhet t’i ndodhë më kurrë një presidenti. Ju faleminderit! ”

 

Raporti prej 448 faqesh tregon se hetuesit arritën në përfundimin se askush në fushatën Trump, nuk përfshiu me dashje rusët gjatë zgjedhjeve të vitit 2016. Por kjo nuk e përjashton presidentin amerikan nga fajësia lidhur me akuzat se veprimet e tij penguan drejtësinë.

 

Nga ana tjetër, ligjvënësit kanë reaguar pas publikimit të raportit. Sipas demokratëve, lidhjet e Trump dëmtuan kundërshtaren e tij në zgjedhjet presidenciale të 2016 përmes hakerave dhe publikimit të mijëra emaileve private të saj gjatë fushatës. E më pas, sipas tyre, Trump pengoi hetimet për Rusinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *